HARROHET 14 JANARI NE SHKODER

Me 14 janar të vitit 1990 disa të rinjë të Shkodrës si Rin Monajka, Dedë Kasneci, Gjergj Livadhi , Flamur Elbasani, Huana Kurti etj. do nisnin organizimin për rrëzimin e bustit të Stalinit në Shkodër. Që do shënonte edhe nisjen e një ere ndryshimesh në Shkodër e pasur më pas me mbajtjen e meshës së parë në varrezat e Rrmajit dhe me lirinë e fesë në Shqipëri. Sot askush pas 28 vitesh nuk e përkujton këtë ngjarje të rëndësishme. Cdo vit ka qenë një organizim privat I organizuar nga dashamirë të kësaj date të rëndësishme ku rinia e guximshme Shkodrane nisi atë rrugëtim pas shëmbjes se diktaturës komuniste në Rumani. Ndërsa sot as nga Bashkia e Shkodrës, as nga Partia Demokratike apo organizatat Anti-Komuniste nuk kemi një aktivitet për kë ngjarje. Ku pas asaj nate u burgosen rreth 300 të rinjë të Shkodrës, pjesa më e madhe u torturan. Por sot në 28 vjetorin e kësaj revolte që do ishte edhe nxitësja për revoltat e më vonëshme për shëmbjen e diktaturës komuniste nuk u zhvillua asnjë aktivitet përkujtimor. Gjatë gjithë këtyre viteve kanë qene protagonistët e asaj datë që janë organizuar dhe kanë shenuar këtë datë. Ndërsa këtë vit kur edhe pritej që të bëhej një organizim nga Partia Demokratike e Shkodrës dhe Bashkia e Shkodrës një gjë e tillë nuk ndodhi. Ngjarje këto që duhen kujtuar pasi janë momente që shenojnë historinë e re të Shqipërisë pas diktaturës komuniste.

Lexoni dhe kete

DITA E DREJTESISE NE GJYKATEN E APELIT SHKODER

Me rastin e 105 vjetorit të krijimit të ditës së drejtësisë, në Gjykaten e Apelit …