Breaking News

HARROHET VITI I SKENDERBEUT

Heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti Skëndërbeu duket se nuk po merr vemendjen e merituar, as në vitin kushtuar atij në kuader të 550-vjetorit të vdekjes. 4 muaj pas prezantimit të projektit nga Kryeministri Edi Rama për rikonstruksionin e memorialit të Skëndërbeut në qytetin e Lezhës, situatë mbetet e njejte.Asnje ndërhyrje nuk ka nisur, ndërsa askush nuk di të thotë se kur do të ndodhë një gjë e tillë. Përgjegjësi i Trashegimisë Kulturore në Bashkinë Lezhë Paulin Zefi, thotë se që prej prezantimit të projektit nuk kemi patur asnjë kontakt tjeter me Ministrinë e Kultures.

Memoriali i Skëndërbeut në qytetin e Lezhës ka degraduar plotësisht gjatë viteve të fundit, ndaj dhe rikonstruksioni i i tijë është mjaft i domosdoshem.

Lexoni dhe kete

BIBLIOTEKA E LEZHES PASUROHET ME LIBRA TE RINJ

Botimet më të fundit të autoreve të njohur Europian të përkthyera në shqip, tashmë do …