Sunday , 16 September 2018

HASAN LIKA: NË BURREL S’NA KËNAQ BARAZIMI, DUAM FITOREN

Pas katër ditësh Vllaznia do të rikthehet sërish në Burrel për të luajtur ndaj skuadrës vendase. Pasditen e së dielës këto dy ekipe do të përballen me njëri- tjetrin, këtë herë për kampionat. Trajneri i kuqebluve Hasan Lika, në prononcimin e tij për mediat një ditë para ndeshjes, është shprehur se këtë herë, Vllaznia nuk do të jetë e kënaqur me një barazim por do të synojë vetëm fitoren.

Ndërkohë, i pyetur në lidhje me brazilianin Zhunior që po rezulton shumë efikas për skuadrën në këto ndeshje të para, trajneri Lika nuk ka dashur t’i japë shumë merita duke thënë se në fund të fundit po bën vetëm detyrën dhe këtë gjë duhet të bëjnë edhe lojtarët e tjerë të repartit të sulmit.

Takimi Burreli- Vllaznia i vlefshëm për javën e dytë të kampionatit të kategorisë së parë, do të luhet të dielën pasdite në orën 16.00 në stadiumin “Liri Ballabani” të Burrelit dhe kuqeblutë do të tentojnë fitoren e tyre të dytë.

Lexoni dhe kete

ZEF GJONI: VLLAZNIA DO JETË KAMPIONË PËR TË 22-tën HERË

Pavarësisht largimit të disa boksierëve cilësorë, Vllaznia do të synojë të fitojë titullin e 22-të …