Wednesday , 24 January 2018

HASHIM THAĒI, PRESIDENT I KOSOVES

Mes gazit lotsjellės, koktejeve tė molotovit dhe pėrleshjeve mes sigurimit tė kuvendit dhe opozitės, Hashim Thaēi ėshtė zgjedhur president i ri i Kosovės.Kryetari i PDK-sė ėshtė zgjedhur tek nė raundin e tretė President i Republikės sė Kosovės. Nė tė dyja raundet e para Thaēi nuk arriti t’i merrte votat e nevojshme. Zgjedhja e Thaēit u vu nė pikėpyetje nė votimin e parė, pasi 27 prej fletėvotimeve ishin tė pavlefshme.

Seanca pėr presidentin u zhvillua nė kushte tė jashtėzakonshme, pasi gazi lotsjellės ishte prezent gjatė gjithė kohės. Opozita ishte e vendosur qė ta pengonte zgjedhjen e tij, porse, brenda kuvendit nuk arritėn ta ndalonin.

Gjatė kėsaj seance u pėrjashtuan 11 deputet tė opozitės me arsyetimin se veprimet e tyre ishin tė jashtėligjshme. Ky veprim u kundėrshtua nga opozitarėt dhe ata u detyruan qė tė largohen nga salla plenare. Pėr tė kundėrshtuar zgjedhjen e Hashim Thaēit, opozita po protestonte edhe jashtė hapėsirave tė kuvendit. Prej dy ditėsh opozita kishte protestuar nė shesh duke vendosur tenda tė shumta pėr tė penguar seancėn nė tė cilėn pritej votimi pėr presidentin e ri tė vendit. Mirėpo, pėrkundėr protestės dhe mobilizimit tė madh tė opozitės, zgjedhja e presidentit nuk u arrit tė ndalohet. Kjo ėshtė hera e parė qė Kosova zgjedh njė president nė njė seancė tė tillė, ku pėrdoret gazi lotsjellės, ndonėse, kėto seanca janė vetėm solemne.

Lexoni dhe kete

ARSIMI NE PLAVE DHE GUCI TE MALIT TE ZI

Arsimi ne vendet e Plaves dhe Gucise ne Mal te Zi eshte me probleme. Kjo …