Friday , 25 September 2020

HAXHI: PO MIRATOHET LIGJI I RI I PRIVATIZIMIT TË KLUBEVE

Nëse deri më tani ligji nuk ka qenë shumë i favorshëm, shumë shpejt të gjithë klubet sportive, përfshi këtu edhe Vllazninë, mund ta kenë më të lehtë për t’u privatizuar. Lajmin e ka bërë të ditur avokati i njohur Apollon Haxhi gjatë emisionit “Sport Arena” mbrëmjen e së hënës në televizionin Rozafa.

Sipas tij, parlamenti shumë shpejt do të miratojë një ligj të ri për privatizimin e klubeve dhe këtë gjë tashmë e kanë në dorë vetë Bashkitë ndërkohë që një proces i tillë mund të mbyllet për një periudhë 3 mujore.

I ftuar në këtë emision ka qenë edhe ish- futbollisti i Vllaznisë Edmond Doçi i cili e ka pranuar faktin që tashmë kuqeblutë janë në play-out dhe duhet të mendojnë për këtë ndeshje…

Pjesë e “Sport Arenës” këtë të hënë ka qenë edhe trajneri i atletikës së Vllaznisë Albert Marashi që ka folur për figurën e Gëzim Memës dhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm në atletikën shkodrane dhe atë shqiptare.

Lexoni dhe kete

BRDARIÇ: VLLAZNIA TANI ËSHTË E PLOTË, GATI PËR KAMPIONAT

Miqësorja ndaj Apolonisë e zhvilluar pasditen e së dielës në stadiumin “Loro Boriçi” i ka …