HAXHIJA: TAMPON VETËM PËR PERSONAT ME SIMPTOMA

Teste tamponi ka mjaftueshëm në Shkodër, por nuk ka për persona që thjesht duan të dalin në Mal të Zi, pasi sipas protokollit testi për të verifikuar nëse je i prekur nga COVID 19 u bëhet atyre personave që shfaqin simptoma. Shprehet kështu Drejtoresha e Shëndetit Publik Shkodër Lindita Haxhija.

Haxhija shprehet se testet janë të destinuara vetëm për personat që janë të sëmurë dhe kanë simptomat e infeksionit, ndërsa cdo ditë grupet në terren po kryejne testime të personave.

Shkodra është e treta në vend sa i përket rasteve me COVID 19, po ashtu gjatë kësaj periudhe që nga fillimi i pandemisë e deri më sot ka pasur një numër të lartë edhe të personave që kanë humbur jetën.

Lexoni dhe kete

LAÇI VIJON TE MBETET PA SPITAL

Këto janë pamjet e shembjes së spitalit te Laçit të dëmtuar nga tërmeti i nëntorit. …