Thursday , 27 February 2020

HEBAJ LARG VLLAZNISË, PRITET VETËM FILI

Shumë zhurmë rreth sulmuesit shkodran Rubin Hebaj por duket se nuk ka asgjë të vërtetë në këtë mes. Nëse gjatë këtyre ditëve u bë fakt i kryer nisja e bisedimeve me drejtuesit e Vllaznisë, por kjo duket se nuk ka ndodhur. Kuqeblutë vërtetë janë të interesuar për të gjetur sulmues cilësor, por nuk kanë tentuar të bisedojnë me Hebajn. Për më tepër që vetë ky i fundit, nuk ka dëshirë të rikthehet në Shqipëri. Pasi ka mbyllur aventurën në Ukrainë, ai bashkë me menaxherin e tij po synojnë të firmosin një kontratë me një ekip tjetër por deri më tani nuk ka gjë konkrete. Hebaj e sheh Vllazninë dhe Superligën shqiptare si opsionin e fundit të merkatos për këtë periudhë.

Normalisht që edhe kuqeblutë nuk e kanë shumë mendjen tek ky lojtar dhe po vijojnë punën në drejtime të tjera. Edhe një tjetër emër që u përfol, ai i afrikanit Kamara që ishte pjesë e Kukësit në gjysmën e parë të sezont, duket se nuk preferohet në Shkodër dhe për këtë arsye, 21 vjeçari pritet të rikthehet sërish tek Besëlidhja. Në këtë aspekt, i vetmi lojtar me të cilin ka patur biseda konkrete nga drejtuesit e Vllaznisë është ai i sulmuesit Realdo Fili. Lojtari në fakt ka kontratë ende me Luftëtarin por synon të ndërpresë marëdhëniet me të për shkak të mospagesave të rregullta. Vetë lojtari ka shfaqur dëshirën të vijë në Shkodër por duhet parë tashmë se si do të shkojnë gjërat deri në fund.

Ditët e fundit të këtij viti pritet të jenë shumë intensive për drejtuesit e Vllaznisë. Fillimisht për të mbyllur marrëveshjet me lojtarët që duan të ofrojnë në skuadër dhe më pas, për të zgjidhur kontratat edhe me disa prej lojtarëve ekzistues që nuk shihen më në planet e stafit teknik.

Lexoni dhe kete

SHTUBINA: SKËNDERBEUN E KEMI MUNDUR DY HERË, E MUNDIM SËRISH

Sfida e së shtunës me Skënderbeun është edhe më e vështirë se ajo me Luftëtarin …