Në qytetin e Lezhës hedhja e mbeturinave në kontenier është bërë me orar. Vendimi i miratuar nga Këshilli Bashkiak ka nisur të zbatohet dhe janë përcaktuar tre fasho oraresh për depozitimin e mbetjeve nga familjaret, entet publike dhe bizneset që operojnë në këtë qytet.
N/kryetarja e Bashkisë Oliana Moriseni thotë se kjo nisem është studiuar me ekspert të fushes para se të imlementohet dhe po jep impakt pozitiv.
Për ata që nuk i binden orarave të përcaktuara nga Bashkia janë parashikuar dhe masa ndëshkimore, ndërsa monitorimi po bëhet përmes policisë bashkiake.
Në këtë mënyre Lezha bëhet qyteti i parë në vend që implementon depozitimin e mbetjeve në kontinier me orar me synimin që qyteti të jetë sa më i paster.