Thursday , 14 November 2019

HELMIMI I NXËNËSVE NË SHKOLLËN E POSTRIBËS, MBLEDHJE NË PREFEKTURË

Prefekti i Qarkut Shkodër, Çesk Millja, ka mbledhur këtë të hënë në një takim në prefekturë drejtuesit e disa institucioneve në Qarkun Shkodër. Në fokus ishte helmimi i nxënësve të shkollës “Adem Haxhija” në Postribë. Millja tha se u diskutua që ngjarje të tilla në shkollat e Qarkut Shkodër të mos ndodhin më.

Sipas tij, analizat përfundimtare pritet të dalin pas 4 – 5 ditësh për këtë rast, dhe më pas mund të flitet për masat që do ndërmerren.

Në total kanë qenë 61 nxënës të kësaj shkolle, që kanë kryer mjekim pranë spitalit të Shkodrës pas helmimit.

Lexoni dhe kete

PROBLEMATIKAT NË QARKUN SHKODËR

Data 20 nëntor është vonë për të grumbulluar kripën në zonat me risk për problematika …