Sunday , 13 October 2019
Breaking News

HELMIMI I NXENESVE TE POSTRIBES NGA SALMONELA

Zbulohet shkaku i helmimit të 61 nxënësve në Shkollën e bashkuar “Adem Haxhia” Postribë. Pesë ditë pas ngjarjes së pazakontë ku disa nxënës përfunduan në spital nga hemimi, kampionët e marrë nga DSHP Shkodër për analizë kanë nxjerrrur se shkaku i cili u helmuan nxënësit ka qenë Salmonela e tepërt në ushqimit e konsmuar.

Një salmonelë është një grup bakteresh që mund të shkaktojnë helmim të ushqimit dhe infeksion të zorrëve. Zakonisht ndodh kur dikush ha ushqim që është i ndotur me baktere të kafshëve ose të boshllëqeve të njeriut. Është shumë e lidhur me vezët e pulave dhe mishit, por edhe ushqime të tjera si perime, fruta etj mund të kontaminohen me Salmonela.

Salmonela mund të jetë shumë serioze për foshnjat, njerëzit e moshuar dhe njerëzit që vuajnë nga sëmundje kronike. Sidoqoftë, gatimi dhe pasterizimi mund të vras bakteret Salmonela. E gjitha ka dalë nga analizat e bëra nga 60 mostrat e marra nga feçet e të helmuarve. Aktualisht të gjithë pacientët e shturar të cilët gjatë fundjavës së kualuar dhe ditës së hënë shkuan në 14 kanë lënë spitalin e Shkodrës, ndërsa Fast-Food afër kësaj shkolle vazhdojnë të jenë të mbyllura.

Lexoni dhe kete

NDOTJA E LUMIT BUNA REAGON ZV/KRYEMINISTRI MALAZEZ

Pulat e ngordhura që notojnë që disa ditë në lumin Buna kanë sjell edhe reagimin …