Saturday , 16 November 2019

HELMIMI I NXENESVE TE SHKOLLES SE POSTRIBES, RENDOHET SITUATA

Gjatë ditës së djeshme dhe natës në spitalin rajonal të Shkodrës janë paraqitur 35 fëmijë me problem helmimi, janë nxënës të shkollës së mesme të bashkuar “Adem Haxhija” në Postrribë. Ata janë shtruar në repartin e infektivit fillimisht, ndërsa 8 janë ende në spital, për shkak të gëjndjes së tyre. Sipas mjekëve të këtij reparti shkak i shtrimit është intoksikimi gastroenterit ose helmimi, fëmijët janë paraqitur në spital me të vjedhta, diarre, dhimbje koke dhe temperaturë.

Aktualisht gjëndja e tyre është e mirë dhe pa problem madhore. Janë marrë masa për trajtimin me dietë të caktuar ushqimore si dhe me medikamente.

Ndërsa prindërit e fëmijëve shprehen se shkak i kësaj gjëndje është ushqimi i blerë tek dyqani i ushqimit të shpejtë që ndodhet pranë shkollës. Madje ata kërkojnë që të zbardhet ngjarja dhe të merren masa ndaj pronarëve dhe punonjësve të këtij Fast food-i.

Dyqani i fast-food i cili ndodhet në oborrin e shkollës së mesme të bashkuar në Postrribë është i mbyllur ashtu edhe shkolla për shkak se është fundjavë. Nga ana tjetër pritet dalja e rezultatit të analizave të marrë nga Drejtoria e Shëndetit Publik Shkodër për të përcaktuar shkakun e helmimit.

Gjithashtu edhe AKU ka kryer kontrolle në cilësinë e ushqimit në këtë dyqan, ndërsa prokuroria dhe policia kanë nisur hetimet për rastin.

Lexoni dhe kete

FRIKE NGA PERMBYTJET NE KURBIN

Kurbini rrezikon të përmbytet sërish nëse do të ketë reshje intensive shiu. Kanali i ujerave …