Thursday , 14 November 2019

HELMOHEN DISA NXENES TE SHKOLLES SE POSTRIBES

26 fëmijë nga shkolla e mesme e bashkuar “Adem Haxhija” në Postrribë janë paraqitur në Spitalin e Shkodrës si shkak i helmimit. Për këtë rast janë ngritur struktura që po hetojnë, pasi dyshimet janë për një helmim nga ushqimi i fast food-eve por edhe helmimin nga uji. Për këtë cështje drejtorja e shkollës së mesme të bashkuar shprehet se pritet që të zbardhet e vërteta. Ndërsa dyshimet se uji në shkollë është jashtë standarteve drejtoresha shprehet se janë kryer analizat dhe ka rezultuar brenda standarteve të kërkuara për pije.

Menjëherë në inspektim në shkollë kanë mbërritur edhe Drejtori Rajonal i Arsimit Bardhok Pulaj, si dhe inspektorët e Shëndetit Publik, të cilët presin analizat e rezultateve. Në këtë kanë reaguar edhe familjarët.

Në lidhje me këtë rast ka reaguar edhe policia e Shkodrës e cila ka nisur hetimin, si dhe drejtoria e spitalit rajonal të Shkodrës. Në total janë paraqitur 26 raste nga ku 16 raste janë trajtuar në repartin infektiv dhe 10 raste janë trajtuar në repartin e pediatrisë. Aktualisht 7 persona po marrin akoma shërbim në spital, 5 persona tek reparti i infektivit dhe 2 në pediatri, pjesa tjetër kanë lënë spitalin.

Pritet përfundimi i hetimit dhe rezultatet si nga DSHP ashtu edhe nga AKU në lidhje me cilësinë e ushqimeve nga Fast Food-et pranë shkollës.

Lexoni dhe kete

PROBLEMATIKAT NË QARKUN SHKODËR

Data 20 nëntor është vonë për të grumbulluar kripën në zonat me risk për problematika …