HENDBOLL/ VLLAZNIA SHPALLET KAMPIONE E SHQIPËRISË

Plot 13 vite pritje kanë marrë fund për hendbollistët e Vllaznisë dhe pasditen e së dielës ata janë kurorëzuar kampinë të Shqipërisë. Djemtë e drejtuar nga trajneri Artan Durro kanë fituar edhe finalen e dytë ndaj Elbasanit, madje në shifra edhe më të thella dhe në këtë mënyrë janë shpallur kampionë.

Në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” ka patur festë pasditen e së dielës dhe padyshim momenti më emocionues ka qenë ai kur kapiteni Ardit Qiellza ka marrë kupën dhe e ka ngritur lart bashkë me shokët e ekipit. Pjestarë të ekipit të Vllaznisë janë shprehur shumë të lumtur për këtë sukses dhe kanë premtuar se ato do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Sportklub Vllaznisë në këtë mënyrë i shtohet edhe një tjetër ekip kampion dhe padyshim që këto suksese e bëjnë të veçantë këtë klub por edhe sportin shkodran në tërësi.

Lexoni dhe kete

ÇIKLIZËM/ BRUNO KOLA DHE VLLAZNIA, FITUES NË TROFEUN “KORÇA”

Çiklistët e Vllaznisë kanë dominuar në etapën e parë të trofeut “Korça” zhvilluar pasditen e …