Wednesday , 20 June 2018

HENDBOLL, VLLAZNIA SHPALLET NËNKAMPIONE E SHQIPËRISË

Fitorja në ndeshjen e fundit ndaj Elbasanit në ndeshjen përmbyllëse të kampionatit të hendbollit, nuk i ka mjaftuar Vllaznisë për t’u shpallur kampione e Shqipërisë. Kuqeblutë kanë fituar 30-29 ndaj rivalit të tyre kryesor por Elbasani me golaverazh më të mirë ka merituar titullin në një ndeshje që ka dhuruar shumë emocione në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, në prani edhe të një numri të konsiderueshëm tifozësh.

Hendbollistët shkodranë nga dëshira e madhe për ta fituar me çdo kusht ndeshjes por edhe titullin kampion, në disa raste edhe janë nxituar duke i dhënë mundësinë kundërshtarit të ulte ritmin e lojës. Në fund është zhvilluar ceremonia e dorëzimit të trofeut për ekipin kampion të Elbasanit ndërsa kapiteni i Vllaznisë Ardit Qiellza ka marrë diplomën e vendit të dytë në këtë kampionat. Trajneri i ekipit shkodran Artan Durra, edhe përmes lotëve, ka shprehur zhgënjimin për mosarritjen e objektivit që sipas tij erdhi edhe nga disa vendime të njëanshme të arbitrave.

Pavarësisht mosarritjes së objektivit, Vllaznia në hendboll tregoi se është një ekip në rritje dhe që padyshim do ta thotë fjalën e saj në sezonet e ardhshme për të qenë ajo pretendentja kryesore për fitimin e titullit kampion.

Lexoni dhe kete

LIKA: VLLAZNINË E RRËZUAN NJERËZ TË FUQISHËM NË SHKODËR

Kapiteni I Vllaznisë Gilman Lika për herë të parë pas një muaji nga rënia e …