HENDBOLL, ZHVILLOHET TURNEU NDËRKOMBËTAR “SHKODRA 2017”

Pasditen e së dielës është zhvilluar në Shkodër një turne ndërkombëtar hendbolli në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Në të kanë marrë pjesë katër ekipe shqiptarësh, pikërisht Vllaznia e Shkodrës, ekipi i Ulqinit të Malit të Zi si dhe dy ekipe kosovare, ai i Kastriotit të Ferizajt dhe i Prizrenit. Natyrisht që aktiviteti i organizuar në kuadrin e festimeve të fundvitit në qytetin tonë por edhe për të parë mundësinë e rritjes së miqësisë mes sportistëve të ekipeve pjesmarrëse por edhe shkëmbimit të eksperiencave në mes tyre. Njëri nga organizatorët, pikërisht Arjan Ibërshimi për televizionin Rozafa është shprehur i kënaqur me mënyrën si shkoi ky aktivitet.

Pas ndeshjeve shumë të forta, në finale Kastrioti i Ferizajt ka fituar ndaj ekipit të Prizrenit duke merituar kësisoj kupën e turneut “Shkodra 2017” të vënë nga organizatorët.

Lexoni dhe kete

ZYRTARE: ERNEST GJOKA JEP DOREHEQJEN. NJIHUNI ME TRAJNERIN E RI TE VLLAZNISE

KOMUNIKATË PËR MEDIAT: KF Vllaznia bën të ditur se trajneri Ernest Gjoka pasditen e sotme …