Tuesday , 18 December 2018

HETIMET PER DJEGIEN E MAKINES SE KRYEBASHKIAKUT FRROKAJ

Një ditë pas djegies së dy automjeteve njëri prej të cileve që përdorej nga Kryetari i Bashkisë Lezhë Fran Frrokaj ende nuk janë përcaktuar shkaqet e zjarrit. Policia e Lezhës ka bërë të ditur se eksperti piroteknik nuk ka dalë ende në një kokluzion për shkaqet e zjarrit. Kjo ka penguar dhe punen e grupit hetimor për rastin në fjale. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurise të biznesve aty pranë por nga kqyrja e tyre rezulton se nuk është i fiksuar momenti i zjarrit.

Gjithashtu janë marrë në pyetje disa përsona banore të lagjes, për të hedhur më teper drite rreth ngjarjes. Përcaktimi i shkaqeve të zjarrit pritet që të bëhet i ditur brenda dites së mërkure çka do të ndihmoje dhe policinë për zbardhjen e ngjarjes.

Në dëshminë e tij para policisë Kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj nuk e ka përjashtuar munedesinë e një zjarrvënie të qëllimshme, pavarësisht se ai ka deklaruar se prej pak ditesh makina kishte ndezur një llampe por që ishte neglizhuar nga ana e tij. Makina që përdorej nga Kryetari i Bashkisë Lezhë Fran Frrokaj dhe një automjet tjeter u shkrumbuan nga flaket e zjarrit në oret e para të mëngjesit të së hënës teksa ishin të parkuara në lagjen “Besëlidhja”.

Lexoni dhe kete

AKSIONI NDAJ FISHEKZJARREVE DHE LENDEVE PLASESE

Plot 1136 subjekte të tregtimit të mjeteve piroteknike dhe fishekzjarreve, si dyqane të ndryshme, markete, …