Sunday , 29 November 2020

HETIMET PER JAHTIN E BRAKTISUR, DYSHOHET TE JETE I VJEDHUR

Jahti i llojit velier me flamur Slloven i cili u gjet i braktisur në det të hapur pranë zonës së Patokut në kurbin, dyshohet të jetë vjedhur.

Në këtë konkluzion kanë dalë ekspertet e policisë dhe prokurorisë pas veprimeve hetimore që janë kryer. Ndërkohë Prokuroria e Kurbinit po vijon hetimet për identifimin e pronarit të këtij mjeti lundrues turistik.

Sipas burimeve brenda tij është gjetur një dokument dhe është kërkuar mbështetja e interpolit për të marrë kontakte me vendet fqinje me qëllim zbulimin e prejardhjes së këtij jahti. Duke ju reëferuar faktit se veliera ka fuqi motorrike të vogel është përjashtuar mundësia që ai mund të jetë përdorur për trafikim të lëndëve narkotike.

Ende nuk ka të dhëna se kur mund të ketë hyre në ujerat e shqiptare dhe përsonat që kanë qenë në bord kanë gjetur pikërsisht vendin e përshtatshem për ta braktisur, pasi zonen në fjalë ka shumë pak lëvizje dhe është e pabanuar.

Mjeti lundrues turistik me emrin Tai-Pan është ankuaruar dhe është sekuestruar nga prokuroria, duke qenë se është objekt hetimi. Ky është jahti i dytë që gjebdet i braktisur në afërsi të Shëngjinit, ku një vit më parë u gjet edhe jahti turk i braktisur në të cilin udhëtonte kapiteni Sezgin Yavuz, i cili vijon të jetë i humbur.

Lexoni dhe kete

AKSIDENT I RËNDË NË PUKË, HUMB JETËN DREJTORI I INSPEKTORIATIT TË MBROJTJES SË PYJEVE NË SHKODËR, MARK NDOU

Një aksident tragjik është regjistruar në Iballë të Pukës. Është ndarë nga jeta Mark Ndou …