Wednesday , 12 August 2020

HETIMET PER VRASJEN E FATOS FERRACAKUT

Nuk kemi asnjë konflikt me askënd, mësohet të kenë deklaruar në polici familjarët e 40 vjecarit të vrarë Fatos Ferracaku. Ndërsa nga marrja në pyetje e dëshmitarëve grupi hetimor e ka pasur të vështirë të bëjë të mundur për të bërë të mundur identifikimin e autorëve. Nga burime pranë grupit hetimor mësohet se dëshmitarët të kenë dhënë detaje të pakëta që mund të cojnë në identifikimin e autorëve. Nga sa mësohet sipas dëshmive të marra dy persona me skafanda në kokë me një motorcikletë ngjyrë të zezë e llojit T Max, janë ndaluar ku njëri nga ata ka zbritur nga motorri dhe ka qëlluar nga një distancë rreth 2 metra larg viktimes i cili në ato momente ka qenë i kthyer me shpinë teksa po bisedonte me kunatin e tij Fatmir Mehaj, të dy këta tregtar peshku.

Pasi është qëlluar disa herë në kokë viktima, dhe në tenativë për të ndaluar atentatorin është plagosur në këmbë edhe shtetasi Mehaj. Cdo gjë ka ndodhur shumë shpejt dhe se atentatori është larguar me shpejtësi, nga sa rezulton kemi të bëjme me një armë e llojit TT, dhe se grupi hetimor ka dal në përfundimin se kemi të bëjmë me vrasës profesionit të cilët pasi kanë hetuar lëvizjet e viktimes kanë qëlluar me armë pa silenciator me qëllim që zhurma të krijonte mundësinë e hapjes së rrugës dhe janë larguar me shpejtësi në drejtim të zonës së BY Passit të Shkodrës ku edhe kanë djegur motorrin.

Ajo që grupi hetimor ka arritur të zbuloi është se kemi të bëjme me një person me gjatësi mesatare dhe me peshë mesatare, ndërsa nuk ka një të dhënë për motorcikleten pasi ajo rezulton të mos jetë e regjistruar në sistem.Deri tani nuk ka asnjë person të shoqëruar si i dyshuar për këtë ngjarje, pasi nga 40 të shoqëruarit pjesa më e madhe e tyre janë marrë në cilësinë e dëshmitarit.

Lexoni dhe kete

6 PERSONA ARRESTOHEN NGA POLICIA E SHKODRËS

6 persona kanë rënë në prangat e policisë Shkodër, pasi akuzohen se janë autorë të …