Friday , 21 February 2020
Breaking News

HETIMET PER VRASJEN NE RRESHEN

Hetimet për vrasjen e biznesmenit Kastriot Reçi në Rrëshen, nuk kanë sjellë asnjë të re në lidhje zbardhjen e ngjarjes. Grupi hetimor është në pritje të analizimit të provave të gjetura në vendin e ngjarjes dhe të armes së krimit që mund të çojë në zbulimin e autorit që ka kryer ekzekutimin e 47-vjeçarit. Ndërkohë arma me të cilen është kryer vrasja, dyshohet ti jetë vjedhur një shtetasi Kosovar i cili e ka denoncuar pak kohë më parë.

Për këtë fakt po bashkëpunohet edhe me policinë kosovare e nëse faktohet kjo nuk përjashtohet mundësia që autori i vrasjes të mos ketë qenë shtetas Shqiptar. Në lidhje me ngjarjen janë marrë në pyetje shumë banor të pallatit nga ku ka qëlluar autori i krimit, por deklarimet e tyre nuk e kanë ndihmuar aspak grupin hetimor.

Gjithashtu bëhet e ditur se po shikohen me imtësi dhe kamerat e shumë bizneseve në qytetin e Rrëshenit, për të parë nëse ka patur lëvizje të makinave apo përsonave të dyshimte të diteve përpara që të ndodhet vrasja. Biznesmeni Kastriot Reçi u ekzekutua të marten me snajper teksa po hynte në lokalin e tijë i cili ndodhet në shtetitoren e qytetit të Rrëshenit.

Lexoni dhe kete

ARRESTOHET ARTUR LUSHI, PLAGOSI NE 2018 XHEVAT VATAKSIN

Artur Lushi 45 vjec është arrestuar nga policia e Shkodrës pasi në 2018 ka plagosur …