Thursday , 22 February 2018

HETIMI PER ATENTATIN ME BOMBE NE RUS TE SHKODRES

Ende asnje të dyshuar për atentatin me bombë të së shtunes ndaj Lulzim Kullës, pavarësisht se janë bërë shoqërimi I 9 personave por pa një rezultat. Hetimi I nisur nga prokuroria dhe policia e Shkodrës është bazuar kryesisht në konfliktet e më parshmë të shtetasit Lulzim Kulla. Por deri më tani pa asnjë rezultat konkret. Nga kqyrja e kamerave të sigurisë rezulton se pjesa më e madhe etyre nuk kanë qenë në funksion edhe pse ndodheshin në godinen pronë e shtetasit Lulzim Kullaj, ndërsa nga kqyrija e kamerave të sigurisë në objekteve të tjera është shumë e vështirë të zbradhet ngjarja. Nga ana tjetër policia ka marrë dëshminë edhe të dëshmitarëve ocular të ngjarjes nga të cilët rezulton se një person në mosh të re në ka vendosur motorcikletën në atë zonë dhe është larguar. Sipas dëshmitarëve personi I cili në kokë mbante skafarnden motorcikletën e ka vendosur rreth një orë para se të ndodhte shpërthimi. Nga kqyrja e kamerave të sigurisë nuk rezulton se të ketë pamje të personave në zonë që lëvizin me skafandë në kokë, por ajo që cuditë më së shumti edhe ka vështirësuar punen e hetuesve është mungesa e funkisonimit të kamerave të sigurisë të objektit tre katës në zonë, ku aty ndodhen një sërë objketësh shërbimi. Nga 9 të shoqëruarit deri më tani nuk ka rezultuar asnjë lidhje me atentatin e telekomanduar, ndërsa mësohet se vetë 42 vjecari Lulzim Kulla ndodhet në gjëndje të rëndë për jetën pasi plagët e marra janë të mëdha kryesisht në pjesën e sipërme të trupit.

Lexoni dhe kete

MASKAT GRABISIN BANESEN NE LEZHE

Një banesë u grabit në rrugen “Fran Ivanaj” të qytetit të Lezhës. Ngjarja ndodhi rreth …