Friday , 22 November 2019

HETIMI TATIMOR, KONTROLL 4.170 SUBJEKTEVE NE VEND

Drejtoria e Hetimit Tatimor përfundoi zbatimin e planit të masave për muajin tetor, qëllimi i të cilit ishte parandalimi, ndërgjegjësimi, evidentimi dhe goditja e paligjshmërisë në fushën e tatim-taksave. Nga strukturat e specializuara të Hetimit Tatimor u ushtruan kontrolle në 4,170 subjekte, nga të cilat 1,422 u konstatuan me shkelje. Vlera e penalizimeve për këto subjekte është rreth 45 milionë lekë.

Kështu:
18 tatimpaguesve u janë bllokuar ambientet për 30 ditë kalendarike, për moslëshim kuponi tatimor (hera e dytë). Gjithashtu janë bllokuar ambientet e 6 tatimpaguesve për shkeljen e mosinstalimit të pajisjes fiskale (hera e dytë);
335 tatimpagues janë konstatuar me shkelje të moslëshimit të kuponit tatimor (hera e parë);
344 tatimpagues janë konstatuar se dispononin mallra pa dokumentacion tatimor;
163 tatimpagues janë penalizuar për mosdeklarim të punonjësve, ndër të cilët 32 janë me përgjegjësi tatimore “biznes i vogël” dhe 131 subjekte me përgjegjësi tatimore “biznes i madh”;
106 tatimpagues janë konstatuar të paregjistruara në organet tatimore, për të cilat është marrë masat e bllokimit, deri në momentin e regjistrimit të tyre si subjekt i TVSH-së;
74 tatimpagues janë konstatuar se nuk kanë pasur të instaluar pasjisjet fiskale dhe 81 të tjerë nuk i mbanin në gjendje pune.

Plani operacional u zbatua në subjektet që ushtrojnë veprimatari ekonomike në qendrat e qyteteve: Tiranë, Fier, Durrës, Elbasan, Korçë, Shkodër, Berat, Lezhë, Gjirokastër, Vlorë, Kukës, Dibër, Sarandë, si dhe në pikat e tregtimit të karburanteve në të gjithë vendin. Administrata Tatimore ka si qëllim kryesor ndërgjegjësimin dhe edukimin e tatimpaguesve për të rritur vetëdeklarimet, si dhe përmbushjen me korrektësi të detyrimeve tatimore.

Lexoni dhe kete

PERFSHIRJA NE SKEMEN E TVSH-se E 11.340 BIZNESEVE TE VOGLA

11 mijë e 340 biznese të vogla janë përfshirë në skemën e TVSH ndërsa afati …