HIDHET BOJE MBI KOKEN DHE RROBAT E REKTORIT ADEM BEKTESHI

Incidentet e studentëve të Shkodrës tek godina e re pranë fakultetit juridik, para pak javësh, nuk kanë kaluar në qetësi. Kështu këtë të premte në rektoratin e Universitetit të Shkodrës është mbledhur këshilli i etikës. Në këtë mbledhje u diskutua përjashtimi i disa studentëve që kanë krijuar probleme gjatë protestës pranë godinës së re. Ndërkohë në këtë mbledhje kanë marrë pjesë edhe studentë të tjerë në mbështetje të kolegëve të tyre.

Por, mbledhja nuk ka shkuar edhe aq mirë për rektorin e Universitetit të Shkodrës, Adem Bekteshi. Një shishe me bojë me mgjyrë të zezë është hedhur mbi kokën dhe rrobat e tij nga një studente e revoltuar.

Pas kësaj mbledhje, studentët janë larguar nga godina e rektoratit, duke iu drejtuar auditorëve të msimit. Nga ana tjetër, ende nuk ka një vendim apo se kush janë studentët e përjashtuar. Por natyrisht ngjarja e sotme irriton më shumë marrëdhëniet mes studentëve dhe rektorit Adem Bekteshi.

Në disa universitete të rretheve janë paralajmëruar protesta e nuk përjashtohët mundësia që një gjë e tillë të ndodhë edhe në Universitetin e Shkodrës brenda pak ditësh.

Lexoni dhe kete

PERAJ: VENDE PUNE PER MILITANTET PARTIAK

Udhëzimi i ri i ministrisë së arsimit parashikon hapjen e proçedurave të pranimit e të …