HIDHET SHORTI I GJYSMËFINALES, VLLAZNIA U19- FLAMURTARI

Vllaznia U19 ka mësuar emrin e kundërshtarit me të cilin do të ndeshet në gjysmëfinalen e kampionatit. Përballë saj do të jetë ekipi i Flamurtarit të Vlorës. Ky është verdikti i shortit të hedhur paraditen e së hënës në ambjentet e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe ndeshjet do të luhen të shtunën e ardhshme. Në gjysmëfinale kanë dalë katër ekipet më të mira të vendit, pikërisht Vllaznia dhe Shkëndia nga grupi A si dhe Flamurtari e Besa nga grupi B. Sipas rregullores, shorti ka qenë i lirë dhe çiftet gjysmëfinaliste do t’i përcaktonin goglat. Interesant është fakti se në njërin çift gjysmëfinalist do të ndeshen dy ekipet fituese të grupeve, pra Vllaznia e Flamurtari, ndërsa në çiftin tjetër do jenë dy ekipet e vendeve të dyta, Shkëndia dhe Besa. Të dyja këto ndeshje do të luhen ditën e shtunë në kompleksin e ekipeve kombëtare në Kamëz.

Duhet thënë se shkodranët nuk kanë patur ndonjë preferencë për emrin e kundërshtarit të gjysmëfinales sepse të tre ekipet e tjera janë rivale të denja. Si i tillë edhe Flamurtari do të vlerësohet maksimalisht nga kuqeblutë të cilët kanë si objektiv jo vetëm daljen në finale por edhe fitimin e këtij trofeu që do të jetë i treti sezonal për ta.

Por ndërkohë trajneri Luan Zmijani ka një merak, atë të gjendjes së dy lojtarëve të cilët që sot janë grumbulluar me kombëtaren U20 në Francë. Bëhet fjalë për portierin Qarrin dhe mbrojtësin, njëkohësisht kapitenin e skuadrës, Lekajn. Frika e ndonjë dëmtimi të mundshëm apo dhe lodhja nga rruga e gjatë mund të ndikojnë në formën e tyre megjithatë ekipi shkodran që sot do të nisë përgatitjet për të kaluar me sukses Flamurtarin të shtunën e për të menduar pastaj për finalen.

Lexoni dhe kete

ATLETIKË/ VLLAZNIA U-20 SËRISH KAMPIONE E SHQIPËRISË

Tjetër titull kampion për atletët shkodranë. Pas atyre me 16 dhe 18 vjeçarët, Vllaznia është …