Thursday , 15 April 2021

HIDHET SHORTI I KUPËS, VLLAZNIA PËRBALLË KORABIT

Vllaznia ka rezultuar me fat në shortin e turit çerekfinal të Kupës së Shqipërisë. Goglat i kanë përballur kuqeblutë me Korabin e Peshkopisë dhe ndeshja do të luhet më 17 mars në stadiumin “Loro Boriçi”.

Sipas rregullores së këtij kompeticioni për këtë sezon, rregullore kjo e kushtëzuar nga masat anti- covid, ndeshjet e Kupës do të zhvillohen me sistem eliminimi sepse nuk do të ketë më takime vajtje- ardhje. Për rrjedhojë, takimi i vetëm luhet në fushën e skuadrës e cila del e para nga vazoja dhe në këtë drejtim, Vllaznia ka qenë me shumë fat në turin çerekfinal sepse përveçse do të ndeshet me njërën prej skuadrave më të dobëta siç është Korabi, edhe ndeshjen do ta luajë në Shkodër.

Kjo nuk do të thotë se kualifikimi është punë e kryer sepse të mos harrojmë që Korabi në turin e kaluar ka eliminuar Tiranën, madje në fushën e kësaj të fundit. Megjithatë, duhet thënë se shorti i kuqebluve ka qenë me shumë fat, duke parë edhe rivalët e tjerë të mundshëm me të cilët mund të ishte ndeshur.

Në çiftet e tjera çerekfinaliste ndërkohë do të ketë dy përballje interesante, pikërisht ato Laçi- Partizani dhe Teuta- Kukësi, ndërkohë që çifti i katërt do të jetë ai Dinamo- Skënderbeu. Në këtë mënyrë, shanset e Vllaznisë për të fituar edhe këtë kompeticion, apo dhe për të siguruar Europën përmes Kupës, janë të mëdha dhe duket se sivjet është vërtetë viti i saj.

Megjithatë, para se të mendojë për sfidën me Korabin për kupë, ekipi shkodran është i fokusuar maksimalisht tek kampionati dhe fillimisht tek sfida e së shtunës me Tiranën.

Lexoni dhe kete

BASKETBOLL/ VLLAZNIA FITON 92 – 74 ME TIRANËN

Tjetër fitore në kampionat për Vllazninë e basketbollit të meshkujve. Këtë herë ajo ka mundur …