HIDHET SHORTI PËR ZGJEDHJEN E KED PËR 2020

Presidenti i Republikës hodhi këtë të enjte shortin për zgjedhjen e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për 2020, pas përfundimit të afatit të këshillit ekzistues që drejtohet nga Ardian Dvorani.

Procesi u zhvillua live dhe nën monitorimin e Avokatit të Popullit dhe Ambasadorëve.

Kështu Anëtarët e rinj të Këshillit të Drejtësisë nga Gjykata Kushtetuese u zgjodhën:
-Fiona Papajorgji, anëtarja e parë e zgjedhur me short
-Vitore Tusha, anëtarja e dytë e zgjedhur me short
-Marsida Xhaferllari, anëtare zëvendësuese në KED që përfaqëson Gjykatën Kushtetuese
Nga Gjykata e Lartë:
-Zgjidhet automatikisht Ardian Dvorani, pasi ishte i vetmi kandidat
-Zëvendësues nuk ka
Nga Prokuroria e Përgjithshme ku ishin paraqitur 11 kandidatë u zgjodhën:
Arta Marku-anëtare
Bilbil Mete -anëtari zëvendësues
Nga Gjykatat e Apelit u zgjodhën:
Miranda Andoni- anëtare e parë
Saida Dollani- anëtare e dytë
Nazmi Troka- anëtar zëvendësues
Nga Prokurorët e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit u zgjodhën:
Ludovik Dodaj- anëtari i parë
Fatjona Memçaj -anëtare e dytë
Nezir Gjoka- anëtari zëvendësues
Nga Gjykatat Administrative u zgjodh:
Arjan Qafa-anëtar
-Marjana Helshani-zëvendësuese
Rezultatet përfundimtare do të bëhen publike në faqen zyrtare të Presidencës.

Lexoni dhe kete

RASTET E SHTUARA ME COVID 19 NË SHKODËR, REAGON META

Presidenti i vendit, Ilir Meta ndjek me shqetësim përhapjen e koronavirusit në Shkodër. Ai thotë …