Wednesday , 18 September 2019

HIDHET SHORTI, VELEÇIKU PRET ERZENIN NË “RESHIT RUSI”

Pas shumë pritjesh, më në fund Federata Shqiptare e Futbollit ka hedhur shortin e kampionatit të kategorisë së parë. Mesditën e së hënës në ambjentet e saj dhe në prani edhe të përfaqësuesve të klubeve është mësuar edhe shorti I javës së parë të këtij kampionati, e po ashtu edhe I javëve të tjera të tij. Në bazë të goglave, Veleçiku I Koplikut do të zhvillojë takimin e parë në fushën “Reshit Rusi” ditën e shtunë. Përballë tij do të jetë Erzeni I Shijakut.

Ky është shorti I përballjes së javës të parë të kampionatit për skuadrën e trajnerit Besnik Duli. Nga ana tjetër, edhe Besëlidhja e Lezhës ndeshjen e parë do të luajë në fushën e saj dhe do të presë ekipin e Korabit të Peshkopisë. Në çiftet e tjera të grupit të Veriut, Kastrioti do të presë Egnatian, po ashtu Tërbuni do të presë në Pukë ekipin e Dinamos ndërsa Shkumbini do të presë në Peqin ekipin e Burrelit. Në Grupin e Veriut konsiderohen disa skuadra pretendente ku më kryesoret duket se do të jenë Kastrioti, Besëlidhja, Dinamo, por edhe Erzeni.

Sakaq, Veleçiku si objektiv ka vetëm qëndrimin në këtë kategori dhe me kontigjentin e lojtarëve që ka në dispozicion, kjo është mëse e mundshme. Megjithatë koplikasit janë të penalizuar nga fakti se asnjë ndeshje nuk do t’I luajnë në qytetin e tyre por takimet si skuadër pritëse edhe në këtë sezon do t’I zhvillojë në fushën “Reshit Rusi” të Shkodrës.

Lexoni dhe kete

BOKSI PROFESIONIST RIKTHEHET SËRISH NË SHKODËR

Pas shumë vitesh në Shkodër do të ketës sërish një aktivitet boksi profesionist. Dy biznesmenë …