Sunday , 29 November 2020

HIDHET SHORTI, VLLAZNIA FEMRA PËRBALLË KAMPIONES TURKE

Vllaznia e femrave ka mËsuar emrin e ekipit kundershtar ne turin e pare te Liges se Kampioneve te Europes. Perballe saj do te jete skuadra kampione e Turqise, ALG Spor Kulubu. Ky eshte verdikti i shortit te hedhur mesditen e sotme ne Nion te Zvicres. Njekohesisht, sipas ketij shorti, ndeshja ne mes ketyre dy ekipeve do te luhet me date 3 ose 4 nentor ne stadiumin “Loro Boriçi” te Shkodres.

Siç kemi bere te ditur mundesite kane qene per t’u ndeshur me kampionen e Turqise ose ate te Izraelit. Kuptohet qe tashme gjtihçka eshte vendosur dhe Vllaznia duhet te nise te mendoje per sfiden e fillim nentorit me kampionen turke. Do te jete nje ndeshje e vetme qe do te luhet dhe skuadra qe do te fitoje, do te kaloje ne turin e dyte te Liges se Kampioneve te Europes.

Vllaznia padiskutim qe ka objektiv kalimin e turit ashtu si dhe vitin e kaluar por kuptohet qe nuk do te jete e lehte sepse kundershtari eshte shpallur perhere te pare kampion i Turqise dhe ka bere investime ne skuader para kesaj pjesmarrje duke grumbulluar lojtare cilesore ne rradhet e tij.

Edhe kampionia e Shqipërisë ka levizur në merkato duke marrë disa lojtare, duke filluar nga portieria amerikane O’brien e për të vazhduar me disa lojtare të tjera. Fakti që ndeshje do të luhet në Shkodër është një favor për vajzat kuqeblu megjithatë ata nuk do të kenë mbështetjen e tifozëve ngaqë nuk lejohen aktualisht prania e tyre nga institucionet shtetërore në vendin tonë.

Por kjo, nuk e ndryshon objektivin dhe presidenti Matija duket i vendosur që me ekipin e tij të sigurojë për të dytin vit me rradhë kualifikimin për në turin e dytë të Ligës së Kampioneve.

Lexoni dhe kete

TË PREMTEN NË “LORO BORIÇI”, SHQIPËRI – QIPRO

Kombëtarja e Shqipërisë në futboll për femra do të luajë të premten në stadiumin “Loro …