Tuesday , 21 August 2018
Breaking News

HIDHET SHORTI, VLLAZNIA NDAJ KORABIT JAVËN E PARË

Vllaznia do ta nisë kampionatin e kategorisë së parë duke luajtur në ndeshjen e parë ndaj Korabit të Peshkopisë. Ndeshje kjo që do të luhet më 9 shtator në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës. Ky ka qenë verdikti i shortit të hedhur paraditen e së hënës në ambjentet e Federatës Shqiptare të Futbollit. Kuqeblutë do të marrin pjesë në grupin e Veriut dhe rivalët e saj kryesorë pritet të jenë Dinamo dhe Besëlidhja megjithatë nuk përjashtohen edhe skuadra të tjera. E rëndësishme është që ata ta nisin mirë kampionatin. Nëse në ndeshjen e parë do të luajnë në Shkodër ndaj Korabit, në javën e dytë, kuqeblutë do të udhëtojnë drejt Burrelit për të luajtur të parën transfertë ndaj një kundërshtari shumë të fortë. Përballja me rivalin kryesor- Dinamon, është programuar të luhet në javën e tretë të kampionatit ndërsa një javë më pas, në kuadrin e javës së katërt të kampionatit, Vllaznia do të udhëtojë drejt Lezhës për të luajtur me një tjetër rival, Besëlidhjen.

Derbi me Veleçikun do të luhet në javën e pestë në Shkodër ndërkohë që javën e gjashtë, djemtë e drejtuar nga trajneri Hasan Lika do të luajnë sërish në fushën e tyre, këtë herë ndaj Erzenit. Në javën e shtatë, kalendari ka rezervuar përballjen me Shënkollin në transfertën ndërsa në të tetën, Vllaznia do të presë në fushën e vet ekipin e Vorës. Sakaq, java e fundit e fazës së parë do ta dërgojë atë në Fushë- Krujë për të luajtur ndaj Ilirisë vendase. Ky është kalendari i fazës së parë ndërkohë që pas përfundimit të fazës së dytë, siç dihet zhvillohet faza e tretë në të cilën skuadrat ndahen në dy grupe. Objektivi i skuadrës shkodrane sigurisht që është ngjitja në Superligë megjithatë nuk do të jetë krejt e lehtë. Disa prej ekipeve pjesmarrëse në grupin A kanë edhe ato pretendimet e veta dhe normalisht që kjo gjë do të bëjë garën edhe më të fortë.

Lexoni dhe kete

“VLLAZNIA B” NË KATEGORINË E DYTË, OBJEKTIV NGJITJEN

Më 16 shtator do të nisë edhe kampionati i kategorisë së dytë në futbollin shqiptar …