Sunday , 13 October 2019
Breaking News

HILMI LAKTI, KRYETARI I RI I KËSHILLIT TË QARKUT SHKODËR

Me 18 vota Pro dhe 1 Kundër, Hilmi Lakti i Partisë Socialiste në Bashkinë Shkodër është zgjedhur kryetar i ri i Këshillit të Qarkut Shkodër, i cili zëvendëson në këtë post Greta Bardelin. Vendimi erdhi gjatë konstituimit të këshillit të ri të Qarkut Shkodër. Në fjalën e tij, Lakti tha se do mundohet të justifikojë besimin që i është dhënë.

Ndërkohë n/kryetar i këtij këshilli u zgjodh Lulëzim Zaraj, nga PS Bashkia Malësi e Madhe.

Në këtë mbledhje nuk ka qenë e pranishme kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi. Krybashkiakja Ademi është përjashtuar nga pjesëmarrja në mbledhjen e Këshillit të Qarkut. Qytetarja e parë e Shkodrës nuk ka patur asnjë njoftim apo ftesë për këtë mbledhje. Ndonëse kanë qenë edhe kryetarët e bashkive Malësi e Madhe,Vau Dejës, Pukë dhe Fushë – Arrëz, Ademi nuk është ftuar, kjo me argumentin se janë anëtarë keshilli apo kryetar bashkie të zgjedhur nga vota e zgjedhjeve të fundit.

Lexoni dhe kete

BASHA: PD E VENDOSUR PËR TË TEJKALUAR KRIZËN POLITIKE

E ka bërë edhe një herë të qartë kryetari i PD Lulzim Basha se opozita …