Thursday , 22 August 2019

HIQEN LEJET E PUNES PER SHQIPTARET

Qeveria e Shqipërisë ka marrë vendimin për përjashtimin nga detyrimi për pajisje me leje pune dhe certifikatë regjistrimi për punë të gjithë shtetasit shqiptar nga Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut. Ky vendim krijon të njëjtat lehtësira për hyrje në tregun e punës në Shqipëri për ta sikurse ato që tashmë gëzojnë shqiptarët nga Kosova dhe Lugina e Preshevës.

Ky vendim është pjesë përbërëse e përpjekjes të Qeverisë për liberalizimin e tregut të punës të Shqipërisë për shqiptarët në tërësi. Pavarësisht se mund të duket një veprim pa ndikim të menjëhershëm, ky është një hap i domosdoshëm drejt rritjes së lidhjeve të Shqipërisë me shqiptarët në vendet fqinje pa dallim.

Ky vendim, ndërkaq, është vetëm pjesë e një pakoje më të gjerë masash që Shqipëria ka planifikuar për përafrimin e shqiptarëve në përgjithësi, ka deklaruar Ministri i Jashtëm Gent Cakaj.

Lexoni dhe kete

SHENGJINI ME I FREKUENTUARI KETE VERE

Plazhi i Shëngjinit ka qenë zgjedhja e duhur e kësaj vere. Kështu mendojnë pushuesit që …