HIQEN LICENCAT E KOMPANIVE TË KLEMENT BALILIT

Pas hetimeve për pastrim parash, policia dhe prokuroria i kanë hequr licencat dy kompanive “security” në pronësi të Bashkim Balilit, vëllai i Klement Balilit i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge.
Kompanitë janë nën emrat Balili Security dhe SB security të cilat operonin kryesisht në jug të vendit për ruajtjen e objekteve shtetërore dhe bizneseve. Vendimi është marrë këtë të hënë nga një komision në Policinë Shtetit. Prokuroria dhe policia vijojnë hetimet për pastrim parash në ngarkim të të ashtuquajturit “Eskobari i Ballkanit” i cili akuzohet nga drejtësia greke si truri i trafikimit të sasive të mëdha të lëndëve narkotike nga Shqipëria në drejtim të shtetit fqinj.

Klemend Balili është shpallur në kërkim ndërkombëtar që në maj të 2016-ës

Lexoni dhe kete

KULLAT E VROJTIMIT E NDOTJA AKUSTIKE, PROBLEM NE VELIPOJE

Gjatë mbledhjes së komitetit rajonal të turizmit në Velipojë, Petrika Dumka, përfaqësues i drejtorisë vendore …