Sunday , 8 December 2019

HISTORIKE/ VLLAZNIA KUALIFIKIKOHET NË “CHAMPIONS”

Shumë vite pritje më në fund janë kurorëzuar me sukses. Vllaznia e futbollit të femrave jka arritur suksesin e saj historik, por edhe për futbollin shqiptar teksa është kualifikuar për në turin e dytë të Ligës së Kampioneve të Europës. Ekipi shkodran ka zënë vendin e parë në grupin 10 dhe kësisoj tashmë e sheh veten në mes 32 ekipeve më të mira të kontinentit. Gjithçka është vendosur në ndeshjen e tretë në grup, atë ndaj kampiones së Lituanisë Gintra. Padyshim që ka patur shumë emocione dhe ankth sepse kundërshtari luante në fushën e tij megjithatë vajzat shkodrane I favorizonte edhe barazimi dhe kështu ka ndodhur. Pjesa e parë është mbyllur në barazim pa gola, ndërsa në minutën e 49-të kanë qenë lituanezet që kanë kaluar në avantazh.

Tek Vllaznia ka patur panik për pak momente por duke besuar në vetvete ia kanë dalë. Në minutën e 78-të kanë fituar një 11-metërsh që është kthyer në gol nga Megi Doçi. Më pas nuk ka patur më histori dhe gjithçka është mbyllur në barazim 1-1. Me këtë rezultat, kampionia e Shqipërisë është renditur e para e grupit 10, duke u kualifikuar për më tej. Me të dëgjuar vërshëllimën e fundit të arbitres së takimit, I gjithë ekipi shkodran ka shpërthyer në festë.

Kjo në fakt shumë e ligjshme sepse e synojnë prej disa vitesh këtë gjë dhe më në fund, ia dolën. Tashmë Vllaznia pret shortin që do të hidhet ditën e premte në Nion të Zvicrës për të mësuar edhe emrin e ekipit kundërshtar me të cilin do të ndeshet në turin e dytë të Ligës së Kampioneve të Europës.

Lexoni dhe kete

JONUZ: VLLAZNIA, OBJEKTIV FITOREN ME LUFTËTARIN

Të shtunën në orën 13.30 Vllaznia do të luajë në Gjirokastër ndaj Luftëtarit ndeshjen e …