Saturday , 20 April 2019

HOMAZHET NE NDERIM TE SHYQYRI ALUSHIT

Këtë të mërkure u përcoll për në banesën e fundit “Artisti i Merituar” Shyqyri Alushi, që u nda nga jeta dy ditë më parë. Homazhet u organizuan në hollin e teatrit “Migjeni” të qytetit të Shkodrës, ku ish-kolegë të tij folen me nderime dhe respekt për figurën e Alushit.

Por, ka edhe prej artistëve që shprehën se figura si Shyqyri Alushi nuk janë vlerësuar siç duhet.

Shyqyri Alushi u nda nga jeta në moshën 84-vjeçare por do të mbahet mend për këngët e njohura si: “Thotë lulja për lulen”, “Kur natyra kenka veshur”, “Nëpër fusha në kodrina”, “Pranvera filloi me ardhë”, “T’parën herë kur jena pa”, “Eni more shokë”.

Lexoni dhe kete

ZONAT E MBROJTURA, 900 NDERTIME PA LEJE

Ne zonat e mbrojtura te Shkodres si ne Velipoje, fshatrat rreth liqenit te Shkodres si …