HUMB JETEN NE LUMIN KIR NJE 20-VJEÇAR

Një 20 vjecar nga fshati Shtoj i Ri i Shkodrës është mbytur në ujërat e lumit Kir, në afërsi të Urës së Mesit në Shkodrës. Nga sa mësohet i riu Marjan Marku ka qenë me shokët e tij duke u larë në ujërat e lumit Kir kur përnjëherë ka humbur ndjenjat dhe për pasoj është zhdukur nën ujërat e lumit. Shokët e tij kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit të 20 vjecarit nga ujërat e Lumit Kir duke e dërguar në spitalin e Shkodrës ku sic mësohet ai ka mbërritur i pa jetë.

Nga verifikimet e kryera nga mjekësia ligjore në bazë të autopsisë së kryer shkaku kryesor i vdekjes mësohet të ketë qenë ataku kardiak i të riut 20 vjecar. Nga ana tjetër policia ka nisur edhe hetimet rreth kësaj ngjarje. Si shkak i atakut kardiat vetëm gjatë 2 javëve të fundit kanë humbur jëten 7 persona 3 prej të cilëve nën moshën 40 vjec. Ndërsa ajo që bie në sy se në asnjë prej zonave turistike ku ka frekuentim të lartë të turistëve nuk ka roje dhe nuk ka një kujdes shëndetësor.

Lexoni dhe kete

LEZHE, POLICIA RRUGORE AKSION NDAJ KUNDRAVAJTESVE

Shtimi i numrit të automjeteve që lëvizin në rruget e Qarkut të Lezhës, ka vënë …