Tuesday , 21 November 2017

HUMB JETEN NE PUSETE PUNONJESI I NDERMARRJES UJESJELLES- KANALIZIME, DY TE TJERE NE SPITAL

Klodos Çeliku rreth 35 vjecc ka mbetur I vdekur si shkak I asfiksisë brenda një pusete të ujërave të zeza në Unazen Perendimore të Shkodrës në afërsi të ish- poçerisë.

Tre punonjës të ndërmarrjes Ujësjellës- Kanalizime Shkodër kanë shkaur për të pastruar pusetat e ujërave të zeza në këtë zonë. Pasi janë futor brenda 2 prej tyre Klodos Çeliku dhe Gjon Gjoni si shkak I gazit të amoniakut I cili krijohet në brendësi të pusetave kanë mbetur brenda të asfiksuar. Ndërsa Maliq Selja edhe pse I ndodhur jashtë pusetës si shkak I shkarkimeve të amoniakut edhe ky është asfiksuar. Mjekja e Urgjencës së Spitalit të Shkodrës Sabahet Kraja shprehet se gjëndja e të dëmtuarëve është e mirë dhe ajo ka ardh si pasojë e asfiksisë.

Tre punonjësit e ndërmarrjes ujësjellës kanalizime të cilët janë future në këtë puestë pa asnjë mjet teknik të nevojshëm për mbrojtjen e jetës së tyre, por vetëm me rrobat e tyre dhe me lopata. Me të parë gjëndjen e tyre ka qenë ndërhyrja e banorëve të zonë të cilët kanë njofyaur policinë dhe zjarrfiksen, ndërsa kjo e fundit ka mbërritur në vend ngjarje pa maska kundragaz, e për pasojë ka qenë ndërhyrja e policisë dhe e një banori të zonës të cilët kanë nxjerrë nga puseta viktimë Klodos Çeliku dhe të dëmtuarin Gjon Gjoni. Policia e Shkodrës dhe prokuroria kanë nisur hetimin rreth shkaqeve të këtij aksidenti ku mësohet se shkak I vdekjes ka qenë asfiksia dhe mungesa e kushteve teknike në punë.

Lexoni dhe kete

MUNICIONE NE BANESE, ARRESTOHET ZJARRFIKESI NE PUKE

Një punonjës i zjarrfikëses në Pukë është arrestuar nga policia pasi u kap me armë …

Abonohu per lajmet e fundit
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
Abonohu sot per lajmet me te fundit !
×
×
WordPress Popup Plugin