Friday , 30 October 2020

HUMB JETËN NË RINGUN E SHKODRËS NJË BOKSIER BULLGAR

Pritej me shumë interes nata e boksit profesionist në Shkodër, por në fakt mbrëmja e së shtunës ka rregjistruar një tragjedi në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Boksieri bullgar Isus Veliçkov gjatë ndeshjes së tij me durrsakun Ardit Murrja është rrëzuar në tokë pa ndjenja në raundin e pestë. Kjo ka ardhur jo si pasojë e ndonjë goditje të fortë, por sipas mjekëve për shkak të një arresti kardiak që ka pësuar si rrjedhojë e mbilodhjes. Mjekët e pranishëm në pallatin e sportit u munduan t’i japin menjëherë ndihmën e parë dhe në një moment, u duk se ia dolën ta mbajnë në jetë 21 vjeçarin bullgar dhe për rrjedhojë e kanë transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës për t’i dhënë një ndihmë më të specializuar, por nuk ia kanë dalë. Isus Veliçkov ka ndërruar jetë duke shkaktuar kësisoj një dramë për të gjithë të pranishmit në këtë aktivitet sportiv.

Sipas tyre, sportisti ka pësuar arrest kardiak dhe për rrjedhojë ata nuk kanë mundur të bëjnë dot asgjë për ta mbajtur në jetë.Pas lajmit të vlekjes së boksierit bullgar, organizatorët e turneut kanë mbledhur të gjithë trajnerët e boksierëve që do ngjiteshin në ring për të vendosur nëse duhej të vazhdonin apo jo ndeshjet e tjera. Ato kanë marrë vendimin që ndeshjet duhej të vazhdonin por pa praninë e mediave, në shenjë respekti për boksierin e ndarë nga jeta.

Megjithatë, ndeshjet e tjera nuk kanë patur ato emocionet e duhura dhe kësisoj edhe fitoret e Arjon Kajoshi dhe Krenar Zenelit, të parat në boksin profesionist, kanë kaluar në plan të dytë pas asaj çfarë ndodhi.

Lexoni dhe kete

KANOSTE FAMILJARET, PRANGOSET 21-VJEÇARI NE KURBIN

Shërbimet e Policisë Kurbin dhe forca e posaçme “Shqiponja” në DVP Lezhë, pasi kanë marrë …