Tuesday , 16 January 2018

HUMB JETEN NE VELIPOJE 76-VJEÇARI NGA KOSOVA

Një shtetas humb jetën si shkak I mbetjes në ujë për një kohë të gjatë, ndërsa një tjetër është arrestuar pasi ka vjedhur një cantë dhe ka tërhequr nga karta e kreditit 100.000 lekë të reja, njofton policia. Këtë të martë rreth orës 11.30, në zonën e plazhit në Velipojë ka mbetur në det shtetasi B. A, 76 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë.

Pasi është nxjerr nga uji, ju dha ndihma mjeksore në Qendrën Shëndetsore Velipojë por në ora 12.05 ka ndërruar jetë.  Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër pas një pune hetimore  të mirëfilltë,  u bë ndalimi i shtetasit  Muharrem Peti , 27 vjeç, banues në Dibër. Ndalimi i tij u bë pasi , ky shtetas më datë 11.08.2017, në vendin e quajtur shatervani Parrucë në Shkodër ka gjetur një çantë dore, brenda të cilës kishte 2 karta krediti si dhe një shumë monetare brenda, të cilat i përkisnin shtetasit  me inicialet R. B. 65 vjeç, banues në Shkodër, i cili ka bërë kallzim për humbjen e kësaj çante.

Gjithashtu më  datë 11.08.2017 dhe 12.08.2017, shtetasi Muharrem Peti , ka përdorur këto karta krediti duke tërhequr nga  bankomati i një banke,   shumën prej 100.000 lek të reja, shumë të cilën e ka shpenzuar duke luajtur në kazino.  Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për vepren penale “Vjedhja”.

Lexoni dhe kete

HETIMI PER ATENTATIN ME BOMBE NE RUS TE SHKODRES

Ende asnje të dyshuar për atentatin me bombë të së shtunes ndaj Lulzim Kullës, pavarësisht …