Një fëmije i vogel nga Lezha është bërë viktima e 5 e gripit në vendin tonë. 3- vjeçari Brandon Zeqja humbi jeten mëngjesin e së martes në pediatrinë e QSUT-së në Tiranë. Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Shëndetsisë sipas të ciles 3-vjeçari ka patur dhe probleme të tjera shëndetesore. Por fillimisht fëmija është trajtuar në Spitalin e Lezhës, por duke parë se gjendja e tijë shëndetesore u përkeqesua u vendos që të dërgohet në Tiranë.
Mjeku Kastriot Kolmarku thotë se vogëlushi është paraqitur në urgjencen e spitalit 2 ditë më parë me të vjedha dhe temperature dhe pas mjekimit që ju bë gjendja e tijë u permiresua dhe u dërgua në shtëpi. Por sipas mjekut 3-vjeçari është parqitur sërish të nesermen në spital në gjendje të rëndë dhe më pas u dërgua në Tiranë, pasi dyshohej se ishte prekur nga virozat në cipen e trurit.
Në pediatrinë e Spitalit të Lezhës po trajtohen me dhejtra fëmijë të prekur nga gripi por që sipas mjekeve gjendja e tyre është e stabilizuar dhe nuk përbën asnjë rrezik për jeten.