Sunday , 27 September 2020

HUMB JETËN NJË 27-VJEÇAR NË VAU DEJËS

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të dielë në Vau i Dejës. Policia e Shkodrës njofton se rreth orës 05:55 të kësaj të dielë, në fshatin Shkjezë, Njësia Administrative Bushat, është konstatuar në rrugë një trup i pa jetë. Viktima është shtetasi Gj. B., 27 vjeç, banues në lagjen “1 Maji” të Shkodrës.

Sipas njoftimit të policisë, nga veprimet e para hetimore dyshohet se viktima ka humbur jetën si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit.

Ndërkohë, një makinë tip Benz është gjetur e djegur në Mal të Jushit, në afërsi të bendit. Makina e cila dyshohet të jetë përdorur nga vrasësit e 27-vjeçarit.

Nga ana tjetër, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

Lexoni dhe kete

TRAFIK DROGE E ARMËMBAJTJE PA LEJE, POLICIA VIJON AKSIONIN

Policia e Shtetit vijon në të gjithë vendin, zbatimin e detyrave të përcaktuara në Planin …