HUMBJA E PD-se NUK KALON QETE NE LEZHE

Humbja e Partisë Demokratike në Lezhë në zgjedhjet e 25-qershorit nuk ka kaluar e qetë.Vetëm pak ditë pas zgjedhjeve Kryetari i Bashkisë Lezhë Fran Frrokajmësohet se ju kërkuar doreheqjen e të gjithë drejtoreve si dhe krereve të Njesive Administrative.Një pjese e tyre e kanë paraqitur doreheqjen me shkrim, ndërsa deri më tani vetem Administratori i Balldrenit është zevendesuar.

Këtë njesi administrative tashmë do e drejtoje Sekretari i Degës së PD-së Soviljan Kosova, i cili u prezantua pak ditë më parë nga Kryebashkiaku Frrokaj.Ndërkohe për drejtuesit e tjere të cilët kanë dhënë doreheqjen pak ditë më parë do të jetë kryebashkiaku Fran Frrokaj i cili do të vendose për zëvendësimin e tyre apo jo.Sipas burimeve të gjitha këto lëvizje lidhen me përformancen jo të mire të këtyre drejtuesve çka solli dhe një rezultat të dobet për Partinë Demokratike e cila në këto zgjedhje humbi disa njesi administrative që i kishte bastione të sajë.

Gjithesesi më shuma gjasa muaji shtator do ta gjej Bashkinë e Lezhës me një përformance krejtesisht ndryshe.

Lexoni dhe kete

BASHA: 5 BANDA KRIMINALE KONTROLLOJNE EKONOMINE

Këtë javë Bashkimi Evropian do të japë lajmin që Shqipëria nuk i ka plotësuar kushtet …