Friday , 13 December 2019

HUMBJA NE LEZHE, LSI FAJESON KOALICIONIN

Pas 4 muajsh heshtje, LSIi ribashkoi strukturat e saj ne Lezhe per ti falenderuar ato edhe pse humben zgjedhjet vendore te 21 qershorit. Takimit iu bashkua deputetja e LSIne Lezhe Monika Kryemadhi si dhe kreret e kesaj force politike ne kete qark. Kandidati qe humbi zgjedhjet per bashkine e lezhes Viktor Tushaj e konsideroi paksa te vonuar kete takim, ndersa solli ne vemendje faktin qe forca qe ai perfaqsonte ishte e madhe por jo e mjaftueshme per te arritur nje fitore te madhe.

Rezultati i zgjedhjeve te 21 qershorit ne Lezhe ishte nje sukses perLSI-ne, por per deputeten Monika Kryemadhi, koalicioni per Shqiperine Europiane nuk mori votat e nevojshme. Sipas Kryemadhit rezultati duhet nga deputetet e koalicionit si e vetmja menyre per te pare vazhdimsine, ndersa ka falenderuar edhe ata mbeshtes qe sipas Kryemadhit nuk u bene pjese e pazareve politike.

Per deputetin Gjovalin Kadeli lsi eshte force e pare politike e majte ne Lezhe vend qe sipas tij do te arrihet nga puna e cdo anetari te kesaj rforce politike.Edhe ne kete takim nuk u identifikuan shkaqet e humbjes se kandidatit te majte ne Lezhe, ndersa veteLSI fajeson anetaret e aleates kryesore te mazhorances per rezultatin zhgenjyes te 21 Qershorit.

Lexoni dhe kete

“8 DHJETORI, DITA E RINISË”, BASHA: TË ÇLIROJMË SHQIPËRINË NGA KTHETRAT E KORRUPSIONIT

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e kujton ndryshe këtë 8 Dhjetor, teksa vendi ndodhet …