Sunday , 13 October 2019
Breaking News

HYGOR: KEMI NJË SKUADËR TË MIRË, TANI MENDJEN TEK PARTIZANI

Shënoi edhe në Elbasan në ndeshjen ndaj Kukësit, madje një gol shumë të bukur duke kontribuar në fitoren 2-1 të Vllaznisë. Mesfushori brazilian Hygor është shndërruar shpejt në idhullin e tifozëve shkodranë pasi me lojën, golat, teknikën dhe grintë që shfaq në fushën e lojës, i ka bërë për vete të gjithë.

Në prononcimin e dhënë për mediat pas ndeshjes së fundit, Hygor golin e shënuar ia ka dedikuar të birit, ndërkohë që është shprehur se tashmë skuadra duhet të nisë të mendojë për sfidën e rradhës me Partizanin.

Përkthimi: Jam shume i lumtur, nuk mundem dot t’ua tregoj se sa i lumtur jam. Zoti më bekoi mua me këtë gol të cilin ia dedikoj djalit tim, i cili para ndeshjes me kerkoi nje gol dhe Zoti beri qe une t’ia plotesoja kete deshire. Kemi nje skuader te mire me lojtare te mire. Tek Vllaznia ka nje miks lojtaresh, te vjeter dhe te rinj te cilet po bejne mire. Jam i bindur se mund te bejme edhe me mire ne te ardhmen. Lojtaret kane shume besim ne vetvete. Kjo fitorja ndaj Kukesit do na ndihmoje te punojme edhe me mire.Aktualisht jemi ne nje pozicion komod ne renditje por ka edhe shume ndeshje perpara. Gjithçka duhet ta ndjekim hap pas hapi. Fillimisht te mendojme per sfiden e rradhes me Partizanin per te cilen do kemi dy jave kohe ne dispozicion per ta pergatitur dhe shpresoj ta kalojme edhe ate me sukses.

Ndërkohë pas dy ditësh pushim, Vllaznia pasditen e së mërkurës i është rikthyer stërvitjes duke nisur përgatitjet për ndeshjen me Partizanin që do të luhet fundjavën tjetër në “Loro Boriçi”.

Lexoni dhe kete

“ARENA KOMBËTARE” INAGUROHET ME VLLAZNIA – APOLONIA

Do të nisë këtë të shtunë kampionati I 11-të kombëtar I futbollit të femrave në …