Tuesday , 25 February 2020
Breaking News

HYN NË FUQI BUXHETI E PAKETA FISKALE 2020

Buxheti i shtetit dhe paketa fiskale për vitin 2020 kanë marrë fuqi ligjore. Të ardhurat e përgjithshme për këtë vit parashikohen në 501 miliardë lekë dhe shpenzimet në rreth 532 miliardë lekë, ndërsa fokusi kryesor i financave të shtetit për këtë vit do të jetë në rindërtim dhe investime në vazhdimësi për qytetarët, për të rikuperuar dëmet që la pas tërmeti i 26 Nëntorit 2019.

Në tërësi, synohet uljen e borxhit në nivelin prej 64.8% të PBB; deficit prej 2.2% të PBB; investime Publike në nivelin jo më pak se 4.55% PBB-së. Për projektin e rindërtimit do të shkojnë 13 miliardë lekë, nuk parashikon, rritje pagash, pensionesh, apo politika të tjera sociale. Sa i takon paketës fiskale, një sërë ndryshimesh do të sjellin lehtësi për qytetarët dhe bizneset.

Duke filluar nga ky muaj, do të aplikohet rivlerësimi banesave për ti sjellë ato nga vlera historike në vlerën reale të tregut me tatim fitim në masën 2 për qind nga 15 për qind. Një tjetër lehtësi, është heqja e tatimit prej 15 për qind në rastet e dhurimit të pronave apo truallit bujqësor nga prindi tek fëmija apo ndërmjet bashkëshortëve. Lëndët e para në import që do të përdoren nga subjektet për programin e rindërtimit do të jenë pa TVSH, si dhe nuk do të paguhet taksa e infratsrukturës për banesat që do të ndërtohen për këtë qëllim.

Po ashtu reduktim të shkallës së tatim fititmit do të ketë për industrinë automotive, në 5 për qind, një industri tërësisht e pazhvilluar në vendin tonë, si dhe është miratuar ulje të ngarkesës me taksa për automjetet luksoze. Ndërkaq, do të apkikohen incentiva të reja lidhur me tatimfitimin për sponsorizimet ndaj ekipeve sportive.

Lexoni dhe kete

KORONAVIRUSI, NË SHQIPËRI SITUATA E QETË

Drejtuesja e departamentit të epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, ka dalë këtë …