Saturday , 19 October 2019

HYRJA E LEZHES DHE SHENGJINIT VISHET ME FLAMUJ

Kjo do të jetë hyrja e Lezhës dhe Shëngjinit këtë sezon turistik. Rreth 400 flamuj të shteteve të ndryshme janë vendosur në rrugë, duke kolorozuar udhetimin drejt kësaj zone turistike.Ideja dhe realizimi janë produkt i Arben Fushajt, administrator biznesi në fushen e turizmit.

Ai ka zgjedhur këtë mënyrë për të ju uruar mireserdhjen të gjithë vizitoreve dhe turistëve, teksa Shëngjini do të mirëpres mbi 6 mijë turistë të huaj këte fund maji të cilët do ndjekin nga afer festivalin ndërkombetar të muzikes elektronike që do zhvillohet tek Rana e Hedhun. Arben Fusha i cili po e bën përsonalisht dhe punen për vendosjen e flamujve thotë se biznesi duhet të angazhohet për të bërë sa më shumë në fushen e turizmit.

Ai është i bindur se kjo panoramë do të ndikojë në klimen e turizmit në Lezhe dhe si një mënyre e mirë për të promovuar zonen. Prej 3 ditësh Arben Fusha i është perkushtuar ndryshimit të fasades të hyrjes në Lezhën turistike, ndërsa gjithçka do te jete gati këtë të shtunë.

Lexoni dhe kete

BB: 40% E SHQIPTARËVE NË EMIGRIM ME ARSIM TË LARTË, JA ÇFARË THOTË TUKA

Raporti më i fundit i Bankës Botërore tregon se 40% e shqiptarëve në emigrim janë …