HYRJA E RRUGES E SHENGJINIT MES UJERAVE TE ZEZA

Ky kanal në të cilin shkarkohen ujera të zeza, ndodhet në hyrje të rruges së Shëngjinit.

Krahas ndotjes që ka krijuar në zonën përreth, kjo panoram nuk është aspak e denjë për prezantimin e Shëngjinit turistik, i cili është mjaft i frekuentuar nga vendas e të huaj gjatë stinës së veres. Banoret thonë se pranie e ujerave të zeza në siperfaqe vijon prej disa vitesh, duke u kthyer në rrezik serioz për shëndetin e tyre.

Problematika është e njohur për institucionet përgjegjesë, por vijojnë të heshtin duke mos marrë asnjë masë për ti dhënë zgjidhje kësaj çështje e cila ndikon negativisht për sezonin turistik.

Lexoni dhe kete

54-VJETORI I ANSAMBLIT “ÇIFTELIA”

Në 54-vjetorin e krijimit të ansamblit “ÇIFTELIA”, kreu i Bashkisë Lezhë Pjerin Ndreu zhvilloi një …