I DEHUR NE TIMON, ARRESTOHET SHOFERI DHE PASAGJERI

Policia Rrugore e Lezhës ka vënë në pranga një drejtues mjeti dhe pasagjerin, pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Sipas policisë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë u arrestuan në flagrancë shtetasit T. L., 24 vjeç dhe E. N., 26 vjeç, të dy banues në Mirditë.

Arrestimi i tyre u bë pasi shtetasi T. L., duke drejtuar mjetin e tij, pas testit të alkoolit ka rezultuar në gjendje të dehur dhe në momentin që shërbimet e Policisë do ta shoqëronin në Komisariat, ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasin E. N., pasagjer në mjet, ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, por janë shoqëruar forcërisht nga këta të fundit.

Materialet procedurale në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë Lezhë, për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë të rendit publik” dhe “Drejtim i automjetit në gjendje të dehur”.

Lexoni dhe kete

SHKODËR, ARRESTOHET NJË 29-VJEÇAR

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, si rezultat i shkëmbimit të informacionit me Departamentin …