Wednesday , 22 August 2018

I JEPET LAMTUMIRA E FUNDIT ADMIR BOKRINES

Mes lotësh dhe dhimbjesh është përcjellë për në banesën e fundit 32 vjecari Admir Bokrina qe humbi jetën njer jave me pare nga shembja e urës në Gjenova të Italisë. Në ceremoninë e varrimit në fshatin Oblikë të Anës së Malit në nderim të Admir Bokrinës moren pjesë banorë të zonës, miq dhe të afërm.

Admir Bokrina emigroi në moshë të re, i dashur dhe i rrespektuar nga të gjithë, ka qenë i çiltër dhe shumë pozitivë. Ndërsa në ceremoni shumë emigrant që kanë punuar me 32 vjecarin ishin kthyer për ti dhënë lamtumirën e fundit.

Admir Bokrina dhe Marjus Djerri janë dy Shqiptarët që humben jetën nga shëmbja e urës në Gjenova të Italisë. Si shkak i shëmbjes së urës “Morandi” në Gjenova deri tani rezulton se kanë humbur jetën 43 persona.

Lexoni dhe kete

GRABITJE NE NJE PIKE KARBURANTI NE LEZHE

Një roje karburanti mbeti i plagosur me armë zjarri gjatë një grabitja mbrëmjen e së …