Monday , 11 November 2019
Breaking News

I PARABURGOSURI I VE FLAKEN QELISE NE SHENKOLL

Një i paraburgosur në Shënkoll të Lezhës i ka vënë flaken qelisë ku qendronte. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 2 të mëmgjesit të së premtes, ndërsa i paraburgosuri që ndërmori këtë akt është Artur Ferketa nga Shkodra. Në kohën që i ka vënë flakën qelisë brenda ka patur edhe persona të tjerë të cilët kanë sinjalizuar auturitet e burgut për ngjarjen.

Ka qenë ndërhyrja e gardianeve që ka bërë të mundur lokalizimin e flakeve, ndërsa Ferketa mësohet se ka marrë lëndime në trup nga flaket. Atij i është dhënë ndihma e menjehershme mjekësore në ambjentet e burgut dhe gjendje e tij shëndetësore nuk përbën rrezik për jeten.

Ende nuk dihet motivet që e quan të riun për të ndërmarrë këtë veprim ekstrem, ndërsa në lidhje me rastin kanë nisur menjëherë hetimet. Sipas burimeve i paraburgosuri Artur Ferketa ishte arrestuar për vjedhje, por ende nuk kishte marrë dënimin nga organet e drejtësisë për vepren penale që akuzohet.

Lexoni dhe kete

PLAGOSEN 27-VJEÇARIN, ARRESTOHEN DY TE RINJ

Policia e Lezhës ka vënë në pranga dy autoret e dyshuar të plagosjes së 27-vjeçarit …