Sunday , 8 December 2019

I VENDOSET TRITOL LOKALIT NE LAÇ

Një sasi e vogël tritoli ka shpërthyer në hyrjen e një lokali në qytetin e Laçit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 2 të mëngjesit në lagjen numer 4 pranë stadiumit të qytetit, ndërsa lënda plasese ishte vendosur në deren e lokalit që shërbente si bar kafe dhe ishte pronësi të shtetasit LL.B 53-vjeç nga Laçi. Nga shpërthimi është dëmtuar vetem porta kryesore e lokalit, ndërsa nuk ka patur dëme në njerez.

Ende dihen motives e ngjarjes, ndërsa policia po heton tek ndonje konflikt që mund të ketë patur pronari i lokalit ku ndodhi shpërthimi. Ky i fundit është shoqëruar në polici dhe po merret në pyetje rreth ngjarjes. Gjithashtu po punohet edhe për përcaktimin e sasisë së tritolit që ishte vendosur në doren e lokalit.

Materialet proçedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprën penale “Shkatërrim prone me eksploziv”.

Lexoni dhe kete

DIGJET MAKINA E GJYKATESIT ANDRI YMERI

Dy mjete janë djegur gjatë natës në Shkodër. Sipas të dhënave pranë policisë së Shkodrës …