Laçi është zgjuar këtë të shtunë i mbuluar nga tymi. Gjatë natës i është vënë flaka vend-grumbullimit të mbeturinave në kodrat e qytetit.
Për të normalizuar situatën në vend-grumbullimin e plehrave kanë mbërritur fadroma dhe zjarrfikësit e Laçit.
Ndërkohë, kryetarja e Bashkisë Kurbin, Majlinda Cara, bën me dije se zjarri është i qëllimshëm dhe se në këtë vend kishte 1 vit e gjysëm që nuk depozitoheshin mbetje, pasi dërgoheshin në landfillin e Bushatit.
Në orët e drekës, flakët e zjarrit janë vënë nën kontroll.